KRONIKËSTAR CHANNEL
E vranë disa metra larg shtëpisë, flet xhaxhai i viktimës në Dragoç: Nuk dimë asgjë, do e kishim ruajtur djalin

Xhaxhai i i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Naim Mataj ka folur për mediat pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, ku nipi u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij.
Ai deklaron se Ramazani nuk janë në dijeni se Ramazani ka patur ndonjë konflikt.
“Asnjë problem nuk ka patur. Ka jetuar më parë në Belgjikë. Tani ka punuar ndërtim në Mal të Zi. Babai i tij tha kam komunikuar me Ramazanin në orën 20:30 më pas nuk ka patur asnjë komunikim me të. Nuk ka shprehur asnjë shqetësim, nuk ka folur me askënd. Do e kishim ruajtur fëmijën të kishim. Shtëpinë e ka 1 kilometër nga këtu ku është vrarë. Policia nuk na la të shohim kufomën“, deklaroi xhaxhai.




