AKTUALITETSTAR CHANNEL

Defekti në furnizim lë pa energji disa qytete të Jugut, OSHEE: Ra linja 220 kV

Një defekt në linjën e furnizimit la të dielën pasdite pa energji disa nga qytetet më të mëdha në qendër dhe jug të vendit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Burimet nga OSHEE tregojnë se linja 220 kilovolt pësoi avari dhe nuk arriti të furnizojë me energji nënstacionin e Spitallës, ndërsa nga Operatori i Sistemit të Transmetimit mësohet se po punohet për riparimin e linjës Kashar–Rrashbull.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Raportohet se rreth orës 17:30 defekti futi në terr Beratin, më pas edhe Durrësin, Vlorën, Fierin, Lushnjën e Sarandën. Përjashtim bëri vetëm Porti i Durrësit, i cili furnizohet me energji elektrike nga gjeneratorët që ka për raste emergjence.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në Durrës elektriciteti u rikthyer vetëm në disa lagje rreth orës 18:45.

Reklama në FieriWeb

Pa drita mbetën edhe Kavaja, Shkozeti e Rrogozhina. Në Vlorë, energjia elektrike mungoi po ashtu në fshatrat Selenicë, Orikum e deri në Palasë.

Related Articles

Back to top button