KRONIKËSTAR CHANNEL

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon me dyer të mbyllura Nuredin Dumani! Tone të larta mes vrasësit me pagesë dhe të arrestuarve me të cilët ai ka bashkëpunuar

Vijon dëshmia me dyer të mbyllura e vrasësit me pagesë, sot bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dumani ka vijuar të kundërshtohet me tone të ashpra nga të arrestuarit për të cilët ka rrëfyer se në bashkëpunim me ta, ka kryer krime.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një ndër to, Gentjan Sharra ka pretenduar se në kohën kur e implikon Dumani ai ka patur biznese, ka marrë tendera 2 milionë euro, ka poseduar një automjet 50 mijë euro dhe pse duhet të kishte nevojë të merrte pjesë në një grabitje për të përfituar disa mijëra euro, të cilat do të ndaheshin.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërsa Petrit Qoli, një tjetër i arrestuar pretendoi se prej 3 vitesh mbahet i arrestuar nga deklarimet e Dumanit dhe ka lënë jashtë një grua që e dashuron.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërkohë Enver Diva i ka kërkuar gjykatës që pas përfundimit të dëshmisë së Dumanit, që po kontestohet qoftë nga të arrestuarit, por edhe nga avokatët, që gazetarët të lejohen në sallë për të pasqyruar versionin e tyre.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button