KRONIKËSTAR CHANNEL

Lushnjë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti” – Në pranga 3 persona, nën hetim një tjetër

Policia e Lushnjës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, ka përfunduar me sukses operacionin “Penaliteti”, duke sekuestruar lëndë narkotike, lëndë eksplozive dhe armë të ftohta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë operacionit u arrestuan 3 shtetas dhe një tjetër është nën hetim:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

E. L., 32 vjeç, banues në Kuçovë, u arrestua pasi në automjetin që drejtonte u gjetën një sasi kanabisi dhe një kallëp lënde eksplozive artizanale.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, u kap me doza kanabisi dhe një përforcues grushti.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

A. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, u ndalua pasi iu gjet një sasi kokaine në automjetin e tij.

Një shtetas 17-vjeçar, banues në Lushnjë, është vënë nën hetim, pasi iu gjetën dhjetëra doza kanabisi që, sipas hetimeve, ishin destinuar për shitje pranë shkollave të qytetit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme. Policia thekson angazhimin e saj për të luftuar krimin dhe garantuar sigurinë publike në zonë.

Lushnjë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”.

Sekuestrohen sasi Kokaine dhe Cannabisi, lëndë eksplozive dhe armë e ftohtë.

Në pranga 3 shtetas dhe në hetim 1 tjetër, të cilët posedonin lëndët narkotike, me qëllim shitjen, si dhe sendet e tjera të kundërligjshme.

Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e rrethit, finalizoi në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Fier, operacionin “Penaliteti”. Gjatë operacionit:

•u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën një sasi Cannabisi dhe kallëp lënde e dyshuar eksplozive artizanale;
•u arrestua shtetasi R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën doza Cannabisi dhe përforcues grushti;
•u arrestua shtetasi A. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi Kokaine;
•u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën dhjetëra doza Cannabisi, të cilat nga hetimet e deritanishme rezulton se do t’i shiste në afërsi të shkollave të qytetit të Lushnjës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button