KRONIKËSTAR CHANNEL

Dy personat që shihni në foto janë në kërkim prej 5 ditësh për plagosjen në Fier, policia rrit kontrollet

Dy persona, Klement Beqaj dhe Melisa Beluli, janë shpallur në kërkim prej 5 ditësh nga Drejtoria Vendore e Policisë në Fier. Ata dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur rëndë një të ri fierak me armë zjarri, në rrethana ende nën hetim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"
Person në kërkim nga Policia – Kelment Beqaj
Person në kërkim nga Policia – Melisa Beluli

I plagosuri ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, pasi një plumb ende nuk është mundur të hiqet nga trupi i tij pas një operacioni të gjatë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë, Skënder Hitaj, ka deklaruar se kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në kapjen e tyre. Publikimi i fotove të të kërkuarve përmes mediave është pjesë e përpjekjeve për lokalizimin e tyre.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Lutemi qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tyre të kontaktojnë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 129. Anonimiteti është i garantuar.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button