KRONIKËSTAR CHANNEL

Komunikatë zyrtare e Policisë Fier: Plagosje me armë zjarri në datën 5 Janar, shpallen në kërkim dy persona

Fier – Në vijim të ngjarjes së datës 5 janar 2025, ku shtetasi G. H., 40 vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, autoritetet kanë shpallur në kërkim shtetasen Melisa (H) Beluli, 29 vjeçe, bashkëshortja e të plagosurit, dhe shtetasin Kelment Beqaj, 26 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas burimeve nga Policia e Fierit, Melisa (H) Beluli. ndodhet në proces divorci me G. H. Ndërkohë, për këta dy persona, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Kelment Beqaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ndërsa Melisa (H) Beluli, akuzohet për “Moskallëzimi i krimit”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Kelment Beqaj – Person në kërkim
Melisa (H) Beluli – Person në kërkim

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Informacion shtesë:
Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç. Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button