KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier: 4 të arrestuar dhe 2 në procedim penal për dhunë në familje, përndjekje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka ndërmarrë një sërë veprimesh kundër shkeljeve ligjore, duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas për akuza të ndryshme:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

S. F., 32 vjeç, banues në Frakull, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 8 muaj burg për “Dhuna në familje”, është ndaluar nga Komisariati i Policisë Fier.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

A. M., 44 vjeç, banues në Fier, është arrestuar në flagrancë për keqtrajtim të djalit të tij të mitur 16 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

A. S., 45 vjeç, banues në Cakran, është proceduar penalisht për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij.

Reklama në FieriWeb

L. A., 52 vjeç, banues në Fier, është proceduar nga Policia e Lushnjës për kërcënime ndaj kunatit të tij, shtetasit G. M., 44 vjeç, me anë të mesazheve.

N. Gj., 63 vjeç, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Divjakës për përndjekjen e ish-bashkëshortes së tij për më shumë se një vit.

A. P., 35 vjeç, banues në Roskovec, është arrestuar nga Sektori i Qarkullimit Rrugor pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore. Policia vijon përpjekjet për garantimin e rendit dhe sigurisë në qark.

Related Articles

Back to top button