AKTUALITETKOSOVASTAR CHANNEL

Kushtet e vështira atmosferike në Kosovë, apelohet për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes

Një ciklon i fuqishëm që ka origjinën nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka përshkuar Shqipërinë dhe Kosovën, duke sjellë reshje intensive dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Reklama në FieriWeb

Kjo situatë meteorologjike ka shkaktuar ngrica dhe ka përkeqësuar kushtet për qarkullim, duke e bërë udhëtimin në disa zona më të vështirë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Po ashtu, është e rëndësishme që automjetet të jenë të pajisura me mjete dimërore për të garantuar sigurinë e qarkullimit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Autoritetet rekomandojnë kujdes për këmbësorët dhe personat e moshuar, të cilët mund të përballen me rrezik të shtuar për rrëshqitje dhe incidente në rrugë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Këshilla për shoferët: Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve, Përshtatni shpejtësinë me gjendjen e rrugës, Pajisuni me goma dhe mjete dimërore, Shmangni udhëtimet e panevojshme, veçanërisht në kushte të vështira moti.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Policia e Kosovës thekson se siguria e qytetarëve është prioritet dhe kujdesi i shtuar është kyç për shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës.

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka njoftuar se situata e tillë e motit pritet të vazhdojë gjatë tërë javë, ku temperaturat minimale do të sillen nga -8 deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 4 gradë Celsius.

Related Articles

Back to top button