KRONIKËSTAR CHANNEL

Me precedentë për vrasje të mbetur në tentativë dhe…/ Kush është 30-vjeçari që mbeti viktimë në atentatin pranë Vlorës

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e para të mbrëmjes së sotme në afërsi të qytetit të Vlorës, pranë fshatit Novoselë, teksa një 30-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Mësohet se viktima, tashmë i identifikuar si Kristian Marku, është një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas burimeve, Marku ka precedentë të mëparshëm për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

30-vjeçari është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij tip Volkswagen në aksin Fier-Vlorë, ndërsa policia po vijon punën për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button