AKTUALITETSTAR CHANNEL

Operatori fierak në gjendje të rëndë shëndetësore, mesazhi prekës i motrës: djali jot të pret të kthehesh në shtëpi.

Motra e operatorit nga Fieri, i cili u qëllua me armë më 5 janar në sy të djalit të tij 9-vjeçar, ka ndarë një mesazh prekës për vëllanë e saj, duke e cilësuar atë si simbol të forcës dhe kurajos.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në letrën drejtuar vëllait, ajo e përshkruan luftën e tij për jetën si një betejë që frymëzon familjen dhe përçon mesazhin e shpresës. Ajo i kujton se djali i tij e pret me padurim dhe besim, duke e parë si një hero që mund të sfidojë çdo vështirësi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja tronditëse ka ndodhur si pasojë e një konflikti, ku autori dyshohet të jetë i dashuri i ish-bashkëshortes së 40-vjeçarit. Familja dhe qytetarët kanë shprehur indinjatën për aktin e rëndë dhe kanë bërë thirrje për drejtësi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ai aktualisht po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore, ndërsa mbështetja e familjes dhe komunitetit mbetet e palëkundur në këto momente të vështira.

Reklama në FieriWeb

“Vëlla i dashur,
Ti je fryma jonë, forca jonë, zemra e familjes sonë. Lufta që po përballon është më e madhe se fjalët, por shpirti yt është më i fortë se çdo stuhí.
Në këtë betejë të rëndë, ti je simbol i forcës dhe kurajos. Çdo frymëmarrje e jotja është një dëshmi e shpirtit tënd të pathyeshëm. Edhe në errësirën më të thellë, ti shkëlqen si një dritë e pashuar që na mban të gjithë bashkë.Lufta jote na mëson se sa i çmuar është çdo moment dhe sa fuqishëm duhet të kapemi pas shpresës. Ti nuk je vetëm, ne jemi këtu për ty, duke u lutur, duke të dashur dhe duke të qëndruar pranë në çdo hap të këtij udhëtimi.
Për ty, vëllai im, babain e një shpirti të vogël që të pret me padurim:
Ti je luftëtari që djalin tënd i ke mësuar dashurinë dhe forcën, edhe kur jeta bëhet e ashpër. Ai pret kthimin tënd, me sytë plot dritë, duke besuar se babai i tij mund të sfidojë çdo stuhi.
Vëlla, të dua me gjithë zemër. Mbaje fort këtë jetë, sepse ajo të përket ty dhe forcës së madhe që mbart brenda. Je heroi im dhe gjithmonë do të mbetesh.”
Shkruan e motra.

Related Articles

Back to top button