KRONIKËSTAR CHANNEL
Finalizohet operacioni policor “Multiple” në Patos: Arrestohet pronari i lokalit ku shiteshin lëndë narkotike dhe viheshin baste

Fier – Operacioni policor i koduar “Multiple” ka çuar në zbulimin e një lokali në Patos, që ishte përshtatur për aktivitet të paligjshëm, përfshirë shitjen e lëndëve narkotike dhe vënien e basteve sportive online.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Patos, i cili ishte pronari i lokalit.
Gjatë kontrollit të lokalit, policia sekuestroi doza të lëndëve narkotike, përfshirë Kokainë dhe Cannabis, si dhe një celular që përdorej për vënie bastesh në faqe online aktive.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme.




