KRONIKËSTAR CHANNEL

Ç’po ndodh në Pogradec? RENEA, dhjetëra kontrolle, armë, dr*gë dhe lekë të sekuestruara, bastiset banesa e shumë të kërkuarit

Burime nga Policia bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, RENEA, FNSH, Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.

Operacioni për drogë, armë e kapje të personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle.

Reklama në FieriWeb - “”

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

RENEA ka rrethuar banesën e të kërkuarit, Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen e një kamarieri në vitin 2021 në Elbasan dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas përfundimit të operacionit raportohrt se Policia do ketë njoftim për mediat.

KARTELA KRIMINALE E LLAPUSHIT

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
PAMJET/ Ç’po ndodh në Pogradec? RENEA, dhjetëra

Në vitin 2007, Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë me armë zjarri Andi Sukollarin. Një vit më pas, në një lokal në qytetin e Pogradecit, Llapushi ka plagosur Mariglen Topuzin, i cili fatmirësisht i ka mbijetuar plagëve.

Në vitin 2019, Erjon Llapushi në bashkëpunim me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit kanë detyruar biznesmenë të ndryshëm nga Pogradeci t’u dhurojnë aksione në kompanitë e tyre.

Reklama në FieriWeb

Në dosjen e prokurorisë janë zbardhur dëshmitë e aksionerëve të kompanive, ku iu shpjegohet hetuesve brutaliteti me të cilën vepronin anëtarët e bandës, me qëllim që ata të firmosnin kontratat për dhurimin e aksioneve.

Në dhjetor të 2018 dy vëllezër biznesmenë kanë kërkuar ndihmë nga institucionet, pasi ndiheshin të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve. Ata kanë informuar prokurorinë se për këtë shkak kishin pezulluar edhe punën. Më pas, aksionet i shitën tek një person i tretë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në 29 maj 2021 Erjon Llapushi u arrestua sërish pasi po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë, në janar të vitit 2020, Erjon Llapushi ishte objekt i Operacionit Forca e Ligjit, por nuk iu sekuestrua asnjë pasuri.

Ndërsa në tetor të vitit 2021, Llapushi vrau një kamerier në një restorant, Gazment Kurmaku, i cili nuk e lejoi të ulej në një nga tavolinat, që ishte paraprakisht e rezervuar.

VRASJA E KAMARIERIT

PAMJET/ Ç’po ndodh në Pogradec? RENEA, dhjetëra

Në 2 tetor 2021 Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis. 

Gazment Kurmaku, 57-vjeç u vra për arsye banale, për një tavolinë që ishte rezervuar. Ai u vra nga Erjon Llapushi, 33 vjeç ne ate kohe, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.

Erjon Llapushi akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” dhe Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg në total për të.

Related Articles

Back to top button