BOTASTAR CHANNEL

Trump emëron Sylvester Stallone, Mel Gibson dhe Jon Voight si ambasadorë specialë në Hollywood

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump shpreson ta bëjë Hollywood “më të fortë se kurrë” duke emëruar Sylvester Stallone, Mel Gibson dhe Jon Voight si “ambasadorë specialë”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Është nderi im të shpall Jon Voight, Mel Gibson dhe Sylvester Stallone si ambasadorë specialë nga një vend i madh, por shumë i trazuar, Hollyëood, Kaliforni.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ata do të jenë të dërguarit e mi të posaçëm për të raportuar mbi Hollywood, i cili ka humbur shumë biznes në katër vitet e fundit ndaj vendeve të huaja”, shkroi Trump në Truth Social.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Voight e ka mbështetur Trump që në kandidimin e parë të presidentit të zgjedhur për detyrë në vitin 2016. Në vitin 2019, Trump i dha Voight Medaljen Kombëtare të Arteve.

Reklama në FieriWeb

Gibson i tha TMZ se ai po mbështeste Trump në tetor 2024.

Ndërkohë Stallone në fund të fushatës së Trump në 2024  e prezantoi këtë të fundit në Gala të Institutit të Politikës së Parë të Amerikës si “Xhorxh Uashingtoni i dytë” dhe “një personazh vërtet mitik”.

Trump do të betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në një ceremoni inaugurimi e cila mbahet më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Washington.

Related Articles

Back to top button