KRONIKËSTAR CHANNEL
Identifikohet 22-vjeçari që humb jetën në aksidentin në Vlorë, policia vijonë hetimet

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje. Viktima është identifikuar si shtetasi F. K., drejtues i motomjetit që u përfshi në aksident.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Mbetet për t’u sqaruar nëse aksidenti ka ardhur si pasojë e gabimeve njerëzore, kushteve të rrugës apo faktorëve të tjerë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal në qarkullim.