KRONIKËSTAR CHANNEL

Asgjë e re nga rigjykimi i mas*krës së Urës Vajgurore në GJKKO. SPAK kërkoi mbylljen në qeli për jetë për Fran Marashin

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burg për jetë për Fran Marashin, i përfshirë në atë që njihet si masakra e Urës Vajgurore, ku u vranë 5 punonjës policie.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Një vendim i Gjykatës së Lartë vendosi rigjykimin e dosjes 28 vite pas masakrës. Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe lirit themelore për një proces të rregullt ligjorë duke u shprehur se nuk ka pasur dijeni për gjyqin që është bërë në vitet 1999-2000, në ngarkim të tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai shton se është  njohur me vendimin e gjykatës vetëm kur është arrestuar dhe ekstraduar nga Italia në Shqipëri në vitin 2006.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas rigjykimi të dosjes prokurori Alfred Shehu këtë të martë në Gjykatën e Posaçme ka lexuar konkluzionet përfundimtare dukë kërkuar mbylljen në burg për jetë për Fran Marashin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Tashmë në seancën e radhës do të jetë fjala e mbrojtjes dhe më pas vendimi i gjykatës mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Për këtë ngjarje më herët nga gjykatat janë dhënë dhe 3 burgime të përjetshme.

Prej 13 dhjetorit Fran Marashi mbahet i izoluar në regjimin “41Biss”. Ka qenë një vendim  i ministrit Manja që firmosi urdhrin për mbajtjen e tij nën vëzhgim për 1 vit për shkak të informacione që drejtoria e burgjeve kishte siguruar.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button