Hetimi për Luiz Dikollarin/ Atentati i parandaluar në Dibër, makina ku u gjet kallashi në emër të viktimës së Fushë-Krujës
Një 20 vjecar i arrestuar në Dibër në nëntor 2024, me dyshimin se po planifikonte një vrasje, rezulton se po udhëtonte me makinën e një prej viktimave të masakrës së Fushë Krujës. Policia gjeti brenda mjetit një automatik, doreza dhe benzinë, ndërsa hetimet për bashkëpunëtorët e tij ende vazhdojnë.
Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për Luiz Dikollarin, i arrestuar në muajin Nëntor të vitit të kaluar në Dibër, me dyshimin se po planifikonte të kryente një vrasje.
Mjeti tip “Benz”, me të cilin Ai po udhëtonte ka rezultuar se është në pronësi të Besmir Hoxhës, një nga viktimat e masakrës së mbikalimit të Fushë-Krujës, bashkë me Briland Martinaj e Diklen Vat.
Ende mbetet e paqartë se në çfarë rrethana makina që sipas burimeve ishte planifikuar të përdorej në një atentat me armë në Dibër ka përfunduar në Duart e Luiz Dikollarit.
Brenda mjetit policia e Dibrës gjeti një automatik, 1 palë doreza dhe 20 litra benzinë, që besohet se do të përdoreshin për ta djegur pas krimit me qëllim zhdukjen e provave.
Hetimet kanë treguar se Dikollari së bashku me një person tjetër ende i paidentifikuar kishin organizuar vrasjen e një personi në zonën e Dibrës, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Atentati u parandalua falë inteligjencës policore, port re muaj më pas 20-vjeçari Luiz Dikollari është i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje, ndërsa bashkëpunëtorët e tij mbeten të paidentifikuar.
Hetimet për këtë sulm të dështuar me armë zjarri vijon të kryhen nga policia dhe prokuroria e Dibrës.