KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për tentativë vrasjeje, ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2023 në lagjen Sheq i Madh në Fier

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Ndaj  30-vjeçarit Klenis Kazazaj ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” prej dy vitesh. Ku ka tentuar të vrasë shtetasin Orges Buzin, i cili mbeti i plagosur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në 30 Korrik të 2023, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” në lagjen “Sheq i Madh, Fier. Pas një konflikti të çastit në ambientet e jashtme të një lokali, 30-vjeçari  ka plagosur me armë zjarri Buzin. Klenis Kazazaj është identifikuar dhe më pas shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I riu do të përballet  me veprat penale si  ”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njoftim:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, të DVP Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Distanca”.

Gjatë këtij operacioni, u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 04.08.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 30.07.2023, në lagjen “Sheq i madh”, Fier, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O. B., 34 vjeç, banues në Fier, i cili mbeti i plagosur.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button