KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjetet trupi i pajetë i 63-vjeçarit Engjell Kanani, dyshohet për infarkt gjatë peshkimit në lumin Vjosë

Në mesditën e sotme, në fshatin Kafaraj, në vendin e quajtur “Bunac”, 300 metra larg bregut të lumit Vjosa, shërbimet e policisë së Fierit, me ndihmën e familjarëve, kanë gjetur trupin e pajetë të 63-vjeçarit Engjëll Kanani, banues në Berat. Ai kishte humbur kontaktet me shokun dhe familjarët një javë më parë, pasi ishte nisur për të peshkuar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Nga kqyrja paraprake e trupit në vendngjarje, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se Kanani ka pësuar një atak kardiak, pasi vuante nga probleme me zemrën. Trupi i tij është transportuar drejt morgut të Spitalit të Fierit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftim i Policisë Fier:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.01.2025, për shtetasin E. K., 63 vjeç, i cili humbi kontaktet me miqtë e tij, me të cilët kishte shkuar për peshkim në lumin Vjosa, më datë 16.01.2025, bëjmë me dije se:

Si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit E. K., në vendin e quajtur “Bunac”, në fshatin Kafaraj.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button