POLITIKËSTAR CHANNEL

Gati krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit, Rama: Në bashkëpunim me Italinë, motor zhvillimi për vendin

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot finalizimin e projektligjit për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Përmes një videomesazhi, kryeministri bëri të ditur se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të krijohet falë bashkëpunimit me prestigjiozen e Italisë “Cassa Depositi e Prestiti”,  institucion financiar që bën pjesë në gjerdanin e ekselencave italiane.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për finalizimin e projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjiozen e Italisë ‘Cassa Depositi e Prestiti’, institucion financiar që bën pjesë në gjerdanin e ekselencave italiane, jemi gati t’ja shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, projekti është absolutisht bindës dhe do të hidhet së shpejti për konsultim publik.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rama theksoi se Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro-italiane dhe do të asistohet nga afër nga partnerët e “Cassa Depositi e Prestiti” për të garantuar një qeverisje të pavarur, profesionale dhe të suksesshme të saj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button