AKTUALITETFIERI YNË TVSTAR CHANNEL

Euro false në Fier, njësi tregtare bien pre e mashtrimit

Në dy ditët e fundit, disa njësi tregtare në Fier janë përballur me raste të qarkullimit të kartëmonedhave false, veçanërisht të prerjes 50 euro. Sipas dëshmive të tregtarëve, persona të rinj në moshë kanë kryer blerje me kartëmonedha false, duke përfituar nga fluksi i madh i blerësve dhe nxitimi i shitësve për të përfunduar transaksionet.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Kartëmonedhat false raportohet të kenë një cilësi shumë të lartë, duke e bërë të vështirë dallimin e tyre nga ato origjinale në momentin e marrjes. Situata përkeqësohet nga mungesa e kamerave të survejimit në disa njësi tregtare, gjë që pengon identifikimin e mashtruesve dhe denoncimin e tyre pranë autoriteteve.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ngjarjet e fundit kanë rritur shqetësimin ndër tregtarët lokalë, duke nxitur thirrje për shtimin e masave mbrojtëse dhe sensibilizimin mbi metodat për identifikimin e kartëmonedhave false

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button