Lushnjë – Tre persona vihen në pranga gjatë operacionit policor “Koordinimi”
Policia e Lushnjës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Koordinimi”, duke vënë në pranga 3 persona të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin për prostitucion.
Gjatë kontrollit në një servis automjetesh të përshtatur për përdorim dhe shitje të kokainës, u arrestuan:
• A. S., 40 vjeç, administrator i servisit;
• B. T., 62 vjeç, punonjës i servisit;
• Z. S., 44 vjeç, banues në Kuçovë, i cili dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare dhe kishte shkuar për të blerë lëndë narkotike.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi sasi kokaine të ndarë në doza, peshore elektronike, para në valutë të ndryshme dhe 3 celularë. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.