AKTUALITETSTAR CHANNEL

Rruga me gropa dhe baltë në fshatin Dukas në Mallakastër/ Kryebashkiaku Ismailaj jep dy versione të ndryshme, tjetër medias dhe tjetër banorëve

Vetëm pak muaj më parë, ‘Zjarr Televizion’ solli problematikën e banorëve të fshatit Dukas në Mallakastër, të cilët u ankuan për rrugën kryesore të kësaj qendre, e cila është me gropa dhe baltë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një komunikim që stafi ynë pati me kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, krybashkiaku bëri me dije se bashkia nuk kishte fonde dhe i mungonte rëra cilësore për investim në këtë rrugë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Por në kohë fushate, çudia ndodh.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Javën e shkuar, kryetari i bashkisë, Qerim Ismailaj fton në mbledhje disa nga banorët e fshatit Dukas dhe u premton investim në rrugën me gropa dhe rregullimin e saj të menjëhershëm.

Reklama në FieriWeb

Pyetja që na lind në këtë situatë është:

Kë është duke gënjyer kryebashkiaku Qerim Ismailaj? Median apo Qytetarin?

Sipas banorëve të zonës, rregullimi i vetëm në të është mbulimi i gropave me serë të zezë.

Related Articles

Back to top button