MJEKSIASTAR CHANNEL

Votimi nga jashtë, KQZ: 98 645 regjistrime, 62 262 kërkesa të miratuara

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 98 645, ndërsa deri sot në orën 16:30 janë miratuar 62 262 kërkesa.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 59 926 (60,7%) kërkesa, ndërsa femrat janë 38 719 (39,3%).

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 27 982 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 26 906 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 18 612 dhe mbi 56 vjeç janë 14 991 kërkesa për regjistrim.

Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 10 154 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 36 360 kërkesa.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 35 546, e ndjekur nga Greqia me 26 251, Gjermania me 12 496, si dhe nga SHBA me 7 577.

Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 18 344, më pas bashkia e Fierit me 14 570, Korça me 10 850, Durrësi me 9701 etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button