KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të fshatit Markatomaj

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të fshatit Markatomaj. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip Fiat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mungesa e ndriçimit dhe lagështira në rrugë kanë vështirësuar kalimin në këtë aks, duke rritur rrezikun për aksidente. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po analizon shkaqet e përplasjes, ndërsa ende nuk ka raportime për persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor, veçanërisht në kushtet e motit të keq.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button