BOTASTAR CHANNEL

Tragjedia ajrore në Uashington, media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord

Minutat kalojnë dhe detaje të reja zbardhen nga aksidenti tragjik ajror i ndodhur sot (30 janar) në aeroportin e Uashingtonit, kur u përplasën helikopteri ushtarak me avionin e pasagjerëve, me të paktën 64 persona në bord

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Numri mi viktimave raportohet se është i lartë. Por mes tyre mendohet se janë edhe çifti i kërcimtarëve të njohur të patinazhit rus, kampionë bote, 52-vjeçarja Yevgenia Syskova dhe 55-vjeçari Vadim Naumov.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dikur partnerë sporti dhe prej vitesh bashkëshortë, agjencia ruse e lajmeve TASS informon se ata ishin në bordin e avionit, midis 64 pasagjerëve të “American Airlines”, që u rrëzua në ujërat e akullta të lumit Potomac.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Dyshja kishte fituar kampionatin botëror të patinazhit në çift në 1994 dhe ka qenë një çift shumë popullor dhe i njohur në atë kohë.

Reklama në FieriWeb

Gjatë karrierës së tyre, çifti fitoi shumë çmime dhe nderime në ngjarje të ndryshme botërore. Pas pensionimit në vitin 1998, Siskova dhe Naumov filluan të punojnë si trajnerë dhe që atëherë jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë fazë nuk është e qartë nëse ka ndonjë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit që ka tronditur SHBA-në. CBS News raportoi më herët se 18 trupa ishin gjetur.

Related Articles

Back to top button