KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Finalizohet operacioni policor “Transportuesi”, arrestohet një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht

Fier – Një tjetër operacion policor është finalizuar me sukses brenda 24 orëve, duke çuar në arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, lokalizuan dhe arrestuan 34-vjeçarin K. M., banues në Lushnjë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nga hetimet rezulton se 34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale. Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia e Shtetit thekson se operacionet për kapjen e personave në kërkim do të vijojnë, me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe forcimin e sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button