KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë – Operacioni policor “Fortuna”, arrestohen dy persona për vjedhje dhe dhunë ndaj rojes së kishës në Ksamil

Sarandë – Policia e Sarandës ka arrestuar dy shtetas që tentuan të vidhnin sende me vlerë dhe para nga një kishë në Ksamil, duke ushtruar dhunë ndaj rojes së objektit të kultit.

Operacioni policor i koduar “Fortuna”, i zhvilluar më 1 shkurt 2025, çoi në kapjen në flagrancë të shtetasve:
• E. Sh., 39 vjeç, banues në Sarandë
• G. M., 49 vjeç, banues në Sarandë

Reklama në FieriWeb - “”

Të dy të dyshuarit u arrestuan gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendngjarja, ndërsa kishin dëmtuar objekte brenda kishës dhe kishin dhunuar fizikisht rojen e saj.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorë të dyshuar edhe për vjedhjen e pesë banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq, ku kishin marrë sende me vlerë dhe para.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprat penale “Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button