KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitu*ion, shpallen në kërkim dy shtetase ruse dhe ukrainase

Vlorë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, shpallen në kërkim dy shtetase ruse dhe ukrainase.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Përdornin një apartament në lagjen “24 Maji” për këtë aktivitet të paligjshëm, procedohen penalisht edhe dy shtetaset e huaja që ushtronin prostitucionin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të të cilit u shpallën në kërkim shtetaset:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

* Y. M., 35 vjeçe, banuese në Ukrainë;
* K. A., 31 vjeçe, banuese në Rusi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Këto shtetase dyshohen se përdornin një apartament në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera të huaja, ukrainase, të cilat, në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetaseve të shpallura në kërkim dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button