KRONIKËSTAR CHANNEL

U arratis nga burgu i Shënkollit, policia: Daut Laze është i rrezikshëm, 10 mijë euro kush jep informacion

Policia ka reaguar për aratisjen e shtetasit Daut Laze nga burgu i Shënkollit.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Polici njofton se 49-vjeçari është një person me rrezikshmëri shoqërore dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia jep shpërblim 10 mijë euro për këdo që jep informacion për kapjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.

Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Related Articles

Back to top button