KRONIKËSTAR CHANNEL

Arratisja nga qelia e 49-vjeçarit, arrestohen tre gardianët e burgut të Shënkollit

Arratisja e një dite më parë e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit i ka kushtuar rëndë 3 efektivëve që ishin në detyrë në ato momente.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave më të fundit, rojet e burgut të Shënkollit Gjin Ndoka, Tonin Nikolli dhe Zhaneta Mella janë vënë në pranga për shpërdorim detyre në këtë rast.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

49-vjeçari Daut Laze nga Çorovoda, por me banim në Tiranë ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte u arratis prej andej duke kapërcyer murin.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Mungesa e tij në dhomë u vu re gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit.

Reklama në FieriWeb

Ai u arrestua më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje, nga një denoncim që ëma thotë se nuk ka ardhur prej tyre.

Më 4 nëntor të vitit që shkoi Gjykata e Tiranës vendosi për të “Mjekim të detyruar në një institucion spitalor”.

Këtë dënim po e vuante në burgun e Shënkollit, aty ku u zhvendosën të gjithë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor pas mbylljes së burgut të Zaharisë.

Policia e quan Daut Lazen person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe u bëri apel qytetarëve që të lajmërojnë forcat e rendit për çdo informacion që mund të mësojnë për vendndodhjen e tij.

Related Articles

Back to top button