KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Arrestohet 30-vjeçari, sulmoi dhe i vodhi çantën një 40-vjeçari. në lagjen “16 Prilli”

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pak orë pas kryerjes së një vjedhjeje me dhunë në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në lagjen “16 Prilli”, ku autori i identifikuar si M. H., banues në fshatin Fermë Çlirim, sulmoi dhe i vodhi çantën një 40-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit, forcat policore organizuan një operacion të shpejtë, duke bërë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e çantës me para dhe sende personale.

Reklama në FieriWeb - “”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa ndaj të arrestuarit rëndon akuza për “Vjedhje me dhunë”.

Njoftim i Policisë Fier:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vodhi me dhunë në rrugë, çantën e një 40-vjeçari, vihet në pranga autori.

Sekuestrohet çanta me para dhe me sende personale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “16 prilli”, ishte kryer një vjedhje me dhunë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të rastit.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta policore, u identifikua dhe u vu në pranga, pak orë pas kryerjes së vjedhjes, shtetasi M. H., 30 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button