POLITIKËSTAR CHANNEL

Drejtuesi i fushatës së Trump në PD, Berisha nuk tregon sa kushtoi kontrata: Do i merrni vesh të gjitha, nuk u mora unë me negociatat

Në dalje nga seanca e sotme plenare në Kuvend, Berisha foli edhe për gazetarët jashtë. Berisha u pyet nga gazetarja e Report Tv, për ardhjen e drejtuesit të fushatës së Trump, Chris LaCivita në zgjedhjet e 5 nëntorit, në Tiranë.

LaCivita do drejtoj fushatën e Berishës. Kreu i PD-së nuk u përgjigj pyetjes së Danjela Malokut se sa kushtoi ardhja e La Civitas krah Berishës dhe kontrata me të.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

‘Që u bë për atë qëllim, mos e ke  asnjë dyshim se deklarata e tij nuk ishte dhe nuk mund të bëhej me dëshirën e Sali Berishës. Buronte nga thellësitë e establishmentit republikan. Soros është faktuar, e morët vesh Blinken është non grata për çdo zyrë federale të Amerikës. Nuk mund të futet në asnjë institucion si rrezik për sigurinë kombëtare. E merrni vesh kush është Rama i lidhur me të. Karma është ashtu i siç e dini vetë. A mund të sfumohet kjo deklaratë e kryetarit të PR, është inspiruese për shqiptarët. Dhe damkosëse për sorosianët në Shqipëri. Do i merrni vesh që të gjitha. Nuk ka sekret. Nuk jam marrë me negociatat. Nuk do mbetet asgjë pa u thënë.’

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button