KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Procedohen penalisht 8 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër për shpërndarje të lëndëve narkotike

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke proceduar penalisht 8 shtetas, mes tyre 5 të mitur, si dhe duke shpallur në kërkim një tjetër. Gjatë operacionit u sekuestruan disa doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa.

Në Lushnjë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe specialistët për Hetimin e Narkotikëve, goditën dy raste të shpërndarjes së drogës:
• Në rastin e parë, u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. K., 24 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim E. S., 25 vjeç, pasi dyshohet se iu siguronin lëndë narkotike dy të miturve 15 dhe 17 vjeç, për ta shitur pranë një shkolle në fshatin Krutje. Të miturit, të cilët janë nxënës në këtë shkollë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë.
• Në rastin e dytë, u proceduan penalisht shtetasit A. Xh., 21 vjeç dhe L. M., 18 vjeç, si dhe tre të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në një lokal në lagjen “Kongresi” me doza narkotike gati për shitje.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Arrestime të tjera në Fier, Lushnjë dhe Divjakë

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë:
• E. F., 41 vjeç, në Patos, i cili u kap në një lokal, ndërkohë që ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për prodhim dhe shitje narkotikësh.
• G. Sh., 63 vjeç, në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte vëllanë e tij për motive pronësie.
• E. Gj., 58 vjeç, në Divjakë, pasi ka kanosur me fjalë një 29-vjeçare për motive të dobëta.
• E. K., 41 vjeç, në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button