POLITIKËSTAR CHANNEL

Secili qark, do të ketë rregulloren e tij! Kryesia e PD merr vendimin, zbardhet data kur do të mbahen Primaret (Detaje nga procesi)

Në 1 mars, PD do të zhvillojë primaret.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky lajm konfirmohet nga gazetari Osman Stafa, i cili thotë se sipas burimeve, kryesia e PD-së, (mbledhur të martën), ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve do të jetë në nivel qarku.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Tre propozimet kanë qenë: zhvillim i primareve në nivel dege të PD, në nivel qarku, dhe kombëtare. Ajo që është zgjedhur është në nivel qarku.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në mbledhjen e djeshme është diskutuar edhe rregullorja e primareve.
Sipas burimeve të gazetarit Stafa, këto do të jenë primare kualifikuese.
Pra, secili qark, do të ketë specifikat apo rregulloren e vet, në bazë të numrit të popullsisë, anëtarëve të PD-së, dhe numrit të kandidatëve.

Reklama në FieriWeb

Ata të cilët kalojnë pragun(secili qark do të ketë një prag), kualifikohen dhe emrat e tyre do të vijnë në Kryesinë e PD-së. Më pas do të jetë Kryesia e PD që do të vendosë, se cili kandidat do të jetë në listat e mbyllura dhe të hapura.

Ky vendim më pas do duhet të kalojë edhe në Keshillin Kombëtar.

Related Articles

Back to top button