KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën një 32-vjeçar shqiptar – Kunati i tij në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, më 12 shkurt, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, pranë Evinochorit, Greqi.

Si pasojë e daljes nga rruga dhe përplasjes me barrierat mbrojtëse, një automjet është përmbysur, duke shkaktuar vdekjen e 32-vjeçarit shqiptar, Kosta T., dhe plagosjen e rëndë të kunatit të tij, 26-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - “”

I riu u transportua menjëherë në Spitalin e Messolongut, por mjekët shpallën vdekjen e tij. Ndërkohë, i plagosuri u intubua dhe u dërgua për trajtim të specializuar në spitalin e Patras.

Kosta T. jetonte në Agrinio dhe punonte në një servis makinash. Ai ishte martuar vetëm disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar. Familjarët dhe të afërmit e tij janë tronditur nga ngjarja, ndërsa varrimi do të kryhet në Agrinio.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button