KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë: 17-vjeçari vjedh para nga lokali ku kishte punuar, arrestohet nga policia

Vlorë

Vijon puna nga Komisariati i Policisë Vlorë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

✅ Vodhi një shumë parash në një lokal ku ka qenë i punësuar, identifikohet dhe arrestohet 17-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në një lokal në bulevardin “Ismail Qemali” ishte vjedhur një shumë parash, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas administrimit të pamjeve filmike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i një 17-vjeçari, autori i dyshuar për këtë rast.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, gjatë natës, ka vjedhur 80 000 lekë, në një lokal ku ka qenë i punësuar, duke përdorur një kopje çelësi që e kishte siguruar më parë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shumën e parave të vjedhur në lokal, si dhe çelësin e përdorur nga 17-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button