Aksident i Rëndë në Suk 1: Përplasen Dy Mjete, Humb Jetën Çobani dhe Shumë Dele Të Shtypura

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 18:00 në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1. Automjeti me drejtues shtetasin Q. M. është përplasur me automjetin tjetër të drejtuar nga shtetasi K. A.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga një tufë bagëtish të imëta. Për pasojë, ka humbur jetën çobani Festim Gllava, i cili ndodhej në rrugë duke kaluar bagëtitë. Gjithashtu, nga përplasja kanë ngordhur disa krerë bagëti.
Dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Policia Fier/ Informacion paraprak:
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F. G, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.