KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
Vlorë – Vjedhje me thyerjen e derës në një market, arrestohen dy persona, procedohet një i mitur

Policia e Vlorës ka finalizuar një operacion hetimor që çoi në arrestimin e dy personave dhe procedimin e një të mituri, të dyshuar për një vjedhje të ndodhur në lagjen “29 Nëntori”.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 16 shkurt 2025, kur tre persona thyen xhamat e një marketi dhe vodhën 20,000 lekë. Pas një hetimi të shpejtë, policia identifikoi autorët e dyshuar: shtetasin G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar.
G. M. dhe 17-vjeçari u arrestuan, ndërsa 16-vjeçari u procedua në gjendje të lirë. Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse ata janë të përfshirë edhe në vjedhje të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Pamje nga momenti i vjedhjes:
