KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Vrasjet në Shkodër/ Safet Bajri ndërhyn live në Top Story: Ja pse më erdhi RENEA në shtëpi

Forcat RENEA ndërmorën një aksion blic orët e para të mëngjesit në lagjen Dobraç, në qytetin e Shkodrës, ndërsa efektivët kishin në duar kërkesat e SPAK për ekzekutimin e disa urdhrave arresti për ngjarje të ndryshme kriminale.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Siç u raportua edhe më herët RENEA ushtroi kontroll edhe në banesën e Safet Bjarit, por ky i fundit nuk ishte në banesë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mbrëmjen e sotme Safet Bajri ka ndërhyrë live në emisionin Top Story ku po diskutohej për këto zhvillime me panelin e të ftuarve, duke deklaruar se emri i tij po keqpërdoret dhe se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I pyetur se përse RENEA kryen kontrolle në banesën e tij, ai u shpreh se sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, ai u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

I përfolur për një konflikt të përgjakshëm me familjen Lici me pasojë disa të vrarë në atentate, ai tha se nuk ka pasur kurrë konflikte me këtë familje.

“Kur vjen policia, i jap USB e kamerave, nuk kam lidhje me asgjë, dhe sulmohet Safeti. Për çfarë? Ka ardh RENEA te banesa ime… në lidhje me masakrën e Dobraçit unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Asnjëherë në jetë nuk kemi pasur probleme me familjen Lici. Njerëzit kanë shoqëri të ndryshme, kur ta votojë parlamenti dhe të më caktojnë mua se kë të kem shok atëherë unë nuk rri se po shkel ligjin. Konflikti me familjen Lici nuk ekziston, njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

I pyetur në lidhje me pasuritë e tij dhe nëse ka pasur sekuestrim, ai tha se çdo gjë është e verifikueshme dhe se nuk ka pasur asnjëherë sekuestrime.

“As OLF as kurrkush, unë kam bërë 13 vite burg, kam bërë 4 vite kam dalë i pafajshëm, kam bërë dhe 2 vite dhe prapë pastaj ma pushuan çështjen, 6 vite tërë jetën”, deklaroi ai gjatë ndërhyrjes në emision.

I pyetur nga gazetaria Grida Duma nëse e ndien vetet një nga të fortit në Shkodër, Safet Bajri i është përgjigjur: Nuk ka të fortë në Shkodër, nuk jemi në Fier ne ktu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button