POLITIKËSTAR CHANNEL

“Demokratët nuk kanë besim te Berisha”, Muça: Po përdor primaret si “instrument” për të larguar ata që nuk i binden

Gazetari Flogert Muça thotë se primaret po sjellin përçarje dhe ndasi në PD. Në një intervistë për “Ora e fundit” me Emilian Islamin, duke komentuar tërheqjen e disa demokratëve, tha se Sali Berisha po përdor primaret si një “strategji” për të larguar me lezet ata persona që nuk i shkojnë nga pas.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

“Përgjigjen e kanë dhënë vetë demokratët, pra primaret po sjellin përçarje dhe ndasi, pakënaqësi dhe shfrymëzim. Në kushte normale një parti 3 muaj para zgjedhjeve, aq më tepër në opozitë duhet të jetë e fokusuar te fryma e bashkimit dhe për fitore. Në PD po ndodh e kundërta. Edhe vetë demokratët nuk kanë besim te PD dhe Sali Berisha. Kur vjen puna te vota e lirë brenda PD, ai që ankohet se po i bihet në qafë nuk ka besimin e strukturave dhe njerëzve besnikë të tij që aty brenda ka lirinë për të vepruar. Këtë e dinë se e kanë vepruar dhe në vitin 2023. Në fakt primaret janë instrument që Berisha përdor për të larguar ata që nuk do afër dhe për të mos i larguar me dorën e tij të hekurt autoritare dhe gjen një artificë. Një mënyrë inteligjente nga ana e doktorit për t’i “vrarë” me duart e të tjerëve të strukturave ata që nuk janë sipas tij ushtarët më të mirë në front por kostoja është përçarje dhe dekurajim të strukturave”, u shpreh Muça.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Duke komentuar deklaratën e Chris LaCivita, i cili tha për New York Times se nuk do të lobojë për Berishën para Trump, Muça tha se kjo tregon dëshpërim brenda Partisë Demokratike.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Kanë dalë dhe e kanë hedhur si propagandë në publik, që ne do të na e heqë, e ka detyruar SHBA që jo me deklaratë publike, por nëpërmjet një interviste në New York Times, dekonspiron dhe i nxjerr blof. Janë kthyer qesharakë. Mirë që paguajnë para, ata kanë gënjyer shqiptarët se kurrë ndoshta nuk iu ka thënë se do të heqë non grata por do t’ju bëj konsulencë komunikimi. Fakti është një dhe i vetëm, ai zotëria është biznesmen që ka marrë para nga PD për t’ju dhënë mend se si të bëhet një fushatë elektorale. Kjo tregon dëshpërim të madh”, u shpreh Muça.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button