KRONIKËSTAR CHANNEL

“Nuk vij dot në Tiranë se s’kam makinë të blinduar”, si u fut në kurth Safet Bajri nga SPAK dhe RENEA

Me urdhër të SPAK u arrestua sot “i forti” i Shkodrës”, Safet Bajri. SPAK thotë se ai është arrestuar në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje që ka ndodhur në gusht të vitit 2018.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Bashkë me Safet Bajrin në lidhje me këtë ngjarje është caktuar arrest me burg edhe për Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët ndodhen në burg aktualisht për disa çështje të tjera.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prokurorët thonë se nga hetimet ka rezultuar se të tre ata kanë planifikuar dhe organizuar atentatin ndaj Licit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky i fundit është vrarë në shenjë hakmarrje pasi është i afërm i Ibrahim Licit. Sipas SPAK, Behar Bajri ia atribuon vrasjen e Boran Bërçanës, Ibrahim Licit e për këtë arsye i ka vrarë xhaxhanë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Si u fut në kurth Safet Bajri nga SPAK dhe policia

Kur agjentët e BKH e ftua Safet Bajrin për t’u paraqitur dhe dhënë shpjegime, si dhe për të dorëzuar ADN-në, ai vendosi të përgjigjej pozitivisht. Siç duket Safet Bajri ishte i bindur se ndaj tij nuk kishte urdhër arresti.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Nuk vij dot në Tiranë. S’kam makinë të blinduar,” u tha policëve.

“Dakord,” – i thanë – “vijmë ne në Shkodër.”

Dhe Safet Bajri u bind. Ndoshta nuk i është dashur as të këshillohet me avokatët e tij. Këta të fundit gjithsesi ishin të bindur se Safet Bajri nuk do të arrestohej. Dhe në deklaratat e para për mediat thanë se nuk ishte arrestuar, por thjesht një shoqërim për të dorëzuar ADN-në.

Sot së bashku me avokatin Sokol Tahiraj, Safet Bajraj shkoi në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Avokati telefonoi policinë dhe iu bëri me dije se ndodheshin te drejtoria. “Gati, mbërritëm,” iu përgjigj policia. Dhe nuk vonuan.

RENEA e rrethoi dhe i vuri menjëherë prangat. Forcat ishin të armatosura deri në dhëmbë. “Ka urdhër arresti”, iu tha Safet Bajrit. Dhe nën masa të rrepta sigurie u soll në Tiranë. Aty iu komunikua akuza për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht 2018.

Safet Bajri u shfaq i buzëqeshur teksa shoqërohej nga forcat RENEA drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndoshta nga sikleti për kurthin në të cilin kishte rënë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button