KRONIKËSTAR CHANNEL

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën, drejtori i Spitalit të Shkodrës zbulon detajet: Erdhi pothuajse pa shenja jete, një ditë më parë babai…

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën, teksa një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën dhe motra 8-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë, nën dyshimet për një helmim në gjak

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Drejtori i Spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, dhe mjekja, Greta Naraci, kanë zbuluar detajet e këtij rasti.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Halluni u shpreh se fëmija 3-vjeçar ka mbërritur në spital thuajse pa shenja jete, teksa babai një ditë më parë ka kërkuar që vogëlushi të mos vazhdojë trajtim në spital.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të premten në orën 16:40 në pediatri është paraqitur vogëlushi me shenja e të vjellave. Ai është trajtuar për këto simptoma sipas protokollit të spitalit. Familjarëve i është propozuar pas dy orësh të qëndrojnë në spital për të vijuar trajtimin. 

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pas sqarimeve me familjarët, i ati vendosi për të marrë fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin dhe këshillën e mjekes. Babai ka vendosur firmën në kartelë. Të shtunën në mëngjes ka ardhur në gjendje të rënduar në pediatri, pacienti 3-vjeçar, pothuajse pa shenja jete, me puls shumë të ulët. Në atë moment kanë qenë mjekët që janë munduar që të bëjnë reanimimin e fëmijës.

Për treçerek ore kanë vazhduar çdo procedurë të dhënies së ndihmës së shpejtë. Pas 30 minutash ka ardhur edhe e motra 8-vjeçare me të vjella. Më pas është vendosur menjëherë zhvendosja e saj në terapi intensive”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Mjekja nga ana tjetër është shprehur se ka qenë e pamundur ndërhyrja tek vogëlushi, pasi me kalimin e minutave parametrat jetësorë janë ulur vazhdimisht.

“Të shtunën natën fëmija ka qenë në shok kardiak, me parametra jete jonormale. Ishte e vështirë si situatë. Pas 5 minutash, kur u transportua në reanimacion, fëmija nuk na dha më asnjë shenjë. Ishte koha shumë e shkurtër, nuk na lejoi të zbulonim diagnozë. Ne kemi pyetur të afërmit nëse ka konsumuar diçka dhe na kanë thënë që jo. Do të ishte idealja të bëhej autopsia”, është shprehur mjekja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button