POLITIKËSTAR CHANNEL

“Marrëveshja për detin do të përfundojë”/ Berisha për gazetën greke “Manifesto”: Nëse PD fiton, marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të jenë të shkëlqyera

Njeriu që thuhet se ka qenë mjek i Hoxhës (ndonëse e mohon), që ka shërbyer si president dhe kryeministër në vendin e tij, u përjashtua nga Partia Demokratike që e themeloi, u shpall persona non grata në SHBA, u akuzua për korrupsion dhe u vu në arrest shtëpie, por arriti të rimarrë udhëheqjen e partisë së tij, shkruan gazeta greke “Manifesto”, që ka intervistuar demokratin gjatë vizitës së tij në Athinë.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Tani, në moshën 81-vjeçare, ai kërkon të fitojë në zgjedhjet e ardhshme shqiptare dhe të rikthehet në postin e kryeministrit pas 12 vjetësh, vijon gazeta, që citon Berishën teksa thotë se “beteja vazhdon”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kam privilegjin e madh të kem luftuar kundër dy diktaturave në jetën time. Ndihem plot energji dhe motivim”, tha Berisha pas takimit që zhvilloi me shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I pyetur për çështjen “Beleri”, Berisha vijoi me retorikën e tij se ish-kryebashkiaku i Himarës është arrestuar dhe shkarkuar në shkelje të ligjit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nëse e keni parë, Beleri u arrestua me fakte plotësisht të rreme dhe të fabrikuara, sepse nuk i lejoi Ramës të kishte Kanionin e Gjipesë. Ky kanion, i cili fillon nga Dhërmiu dhe përfundon në një gji të mrekullueshëm në detin Jon, është një nga më të famshmit në botë. Edi Rama e vendosi nënën e tij të ‘rregullonte’ kanionin për vete dhe kushërinjtë e saj pa asnjë dokument hipotekor, pa asnjë dokument që të tregonte se iu përkiste. Kaluan përmes gjykatës dhe e morën pa dokumente. Kur është për interesat e tij personale, Edi Rama është gati të sakrifikojë gjithçka. Dhe burgosi Belerin, duke shkelur shtetin ligjor dhe nuk e lejoi të betohej, ndërkohë që çdo shqiptar i burgosur gjatë 34 viteve të fundit, që nuk ishte dënuar, është betuar si kryetar bashkie, deputet, sepse Kushtetuta nuk e ndalon, dhe e shkarkoi”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Për rrëzimin e marrëveshjes për përcaktimin e zonave detare që nënshkruan qeveritë Karamanlis – Berisha në vitin 2009, kryedemokrati tha për gazetën greke se Rama e rrëzoi “për shkak të interesave të tij”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Kjo çështje do të zgjidhet përmes dialogut me frymën e mirë, ashtu siç e bëmë në 2009 me vullnetin për ta zgjidhur problemin. Këtë synojmë. Nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet, marrëveshja do të përfundojë dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të jenë shumë të shkëlqyera”, u shpreh Berisha.

Gjatë intervistës, ish-kryeministri hodhi akuza ndaj pasardhësit të tij në krye të qeverisë, Edi Ramës.

Nëse keni kohë, ejani në Shqipëri, do të gjeni zhvillime kaq të pabesueshme dhe të paimagjinueshme me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, që janë një organizatë e vërtetë kriminale. Absolutisht! Edi Rama drejton shtetin e parë dhe të vetëm narkotikat në Europë. Kryeministri shqiptar ka një koordinues në zyrën e tij për ‘çdo aktivitet mafioz’. Shteti shqiptar dhe krimi i organizuar janë një operacion i përbashkët”, tha Berisha që në fund e mbylli intervistën me shprehjen e huazuar nga fushata e presidentit amerikan Donald Trump. Po punoj për ta bërë Shqipërinë të Madhe përsëri, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button