BOTASTAR CHANNEL

Të shtëna me armë jashtë gjykatës në Gjermani, qëllohen babai dhe vëllai i autorit të vrasjes së ish-boksierit shqiptar Besar Nimani

Sot në Gjykatën e Bielefeldit nisi gjyqi për vrasjen e ish-boksierit shqiptar, Besar Nimani (38 vjeç) por në momentin që filloi seanca, jashtë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Krismat erdhën nga një automjet në lëvizje, raporton BILD.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Shënjestër e të shtënave kishin qenë babai dhe vëllai i autorit të vrasjes së Nimamit. I pari ka marrë një plumb në mushkëri dhe sipas autoriteteve ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri u qëllua në këmbë. Ndërkohë, dyshohet edhe për një të plagosur të tretë. Policia gjermane arrestoi autorin e të shtënave, ndërsa besohet se ai ka patur edhe bashkëpunëtor i cili ndodhet në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Autori i dyshuar i krimit, Hüseyin Akkurt (38 vjeç), i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut, është në gjyq. Ndërsa një i dyshuar i dytë është ende në arrati.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ish-boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani u vra në 9 mars të vitit të kaluar në qytetin e Bielefeldit. Nimani u qëllua sapo doli nga një restorant. Vrasja e tij u hetua nga autoritetet si përplasje mes grupeve kriminale për larje hesapesh.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 ndeshje, ku ka arritur që të fitojë 26 prej tyre, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button