KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Policia referon disa raste në Prokurori, një arrestim për dhunë në familje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka referuar disa raste në Prokurori dhe ka kryer një arrestim në flagrancë për dhunë në familje.


• Mashtrim për vizë – Një 24-vjeçare, E. P., banuese në Fier, është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka mashtruar një 32-vjeçar duke i marrë një shumë parash me premtimin për sigurimin e një vize jashtë shtetit.

Reklama në FieriWeb - “”


• Shkelje në rrjetet sociale – Një 36-vjeçar nga Tirana, E. D., është vënë nën hetim, pasi ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të një 32-vjeçari, duke i bashkëngjitur mbishkrime fyese.
• Dhunë në familje – Një 52-vjeçar nga Ballshi, I. H., është arrestuar në flagrancë pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.


• Zënie e tokës shtetërore – Një 34-vjeçar nga Peshtani, M. Ç., është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka zënë një sipërfaqe toke shtetërore pranë rrethrrotullimit të Levanit, duke vendosur objekte pa leje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button