AKTUALITETSTAR CHANNEL
Doganierët grekë në protestë, bllokohet të Premten pika kufitare e Kakavijës

Nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, për një bllokim që do të ndodhë nesër.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.