KRONIKËSTAR CHANNEL
Me shpejtësi tej normave, 76-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në tokat bujqësore në bypass-in e Lushnjes

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bypassin e Lushnjes
Shtetasi Feti Rramanaj, 76 vjeç, është aksidentuar me mjetin tip Benz, ndërsa është transportuar me plagë të lehta në spital, jashtë rrezikut për jetën.
I vetëm në makinë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normën, duke sjellë daljen nga rruga kryesore dhe përfundimin 400 metra brenda tokave bujqësore.
Sakaq, policia po vijon hetimet.




