POLITIKËSTAR CHANNEL
Lushnjë: 1950 Anëtarë të PD-së Votojnë për Primaret

Sot, në selinë e Partisë Demokratike në Lushnjë, po zhvillohet procesi i primareve për përzgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Rreth 1950 anëtarë të degës lokale të PD-së po votojnë për të zgjedhur mes 22 kandidatëve të propozuar.
Procesi ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe po vijon normalisht, me një pjesëmarrje të lartë dhe interes të shtuar nga anëtarësia. Në ambientet e jashtme të selisë janë parë edhe disa prej kandidatëve, të cilët po ndjekin nga afër ecurinë e votimit.
Nga zonat e Lushnjës dhe Divjakës, ndër emrat që presin votat e anëtarësisë janë: Sajmir Korreshi, Eduart Sharka, Ilda Dhori, Elisabeta Rredhi, Gentian Çela dhe Sevin Serjani. Procesi pritet të përmbyllet në orët e pasdites.