KRONIKËSTAR CHANNEL

LUSHNJË: 22-Vjeçari Turk Arrestohet për Pagesë me Dollarë False në Karburant

Një 22-vjeçar turk është arrestuar në Fier pasi u kap duke paguar me kartëmonedha të falsifikuara në një pikë karburanti.

Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Çermë e Sipërme, i cili raportoi se një klient kishte paguar për furnizimin e automjetit me dollarë të dyshuar si të falsifikuar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndërhyri menjëherë dhe arriti të identifikojë e të arrestojë në flagrancë shtetasin Burak Ozakyuz, 22 vjeç, banues në Turqi. Gjatë kontrollit të automjetit, i cili rezultoi i marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një kartëmonedhë 100 dollarëshe, e dyshuar si e falsifikuar.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button