KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Beratit Arreston dhe Referon Persona për Dhunë dhe Veprime të Paligjshme

Policia e Beratit ka arrestuar dhe referuar në Prokurori disa individë për veprime të ndryshme të paligjshme, përfshirë dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe konflikte të dhunshme mes qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shtetasi G. B., 47 vjeç, është arrestuar në flagrancë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në banesën e tij. Në një ngjarje tjetër, janë referuar materialet në Prokurori për vëllezërit A. H. dhe B. H., të cilët më 28 shkurt, në fshatin Starovë, kanë goditur me sende të forta (dru) shtetasit O. L. dhe F. L. Si pasojë e sulmit, F. L. ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjithashtu, janë referuar materialet për shtetësën I. K., 34 vjeç, pasi ka goditur me grusht shtetasin E. S., 41 vjeç, për motive të dobëta, si dhe për shtetasin K. L., 45 vjeç, i cili gjatë natës ka hedhur sende të vjetra nga automjeti në Ura e Goricës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet për të gjithë këta individë i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button